Ndjekje me shpejtësi të lartë në mes të detit, ushtria meksikane sekuestron 3 tonë kokainë

Nga A2 CNN
19 Shkurt 2022, 19:03 | Bota

Ushtria meksikane sekuestroi një sasi prej 3 tonësh kokainë gjatë një operacioni në Gjirin e Kalifornisë në Oqeanin Paqësor pas ndjekjes me shpejtësi të lartë të varkës që i transportonte.

Ndjekja zgjati për disa minuta dhe gjatë saj u përdorën dhe helikopterë, pasi narkotrafikantët refuzuan në fillim të ndalonin mjetin ujor të mbushur plot me kokainë.

3 persona u arrestuan nën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike, ndërkohë që vijojnë hetimet për gjetjen e personave të tjerë të përfshirë. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos