All - Scripts - 1
All - Scripts - 5
All - General - 1

Ndodh mrekullia 48 orë nga tërmeti, anëtarët e një familjeje nxirren të gjallë nga rrënojat

Nga A2 CNN
8 Shkurt 2023, 11:14 | Bota
All - Paragraf - 1

Pas dy ditëve nga tërmeti i parë i fuqishëm, vijojnë kërkimet për të mbijetuar nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara në Turqi dhe në Siri, ndërsa numri i viktimave ka kaluar shifrën e tmerrshme, 10 mijë.

Më shumë se 48 orë nga tërmeti 7,8 i shkallës rihter ka ndodhur mrekullia. Një familje e tërë është shpëtuar në Siri, të gjithë në gjendje të mirë shëndetësore.

All - Paragraf - 3

Në rrjetet sociale janë shfaqur video të shumta prekëse, teksa fëmijët janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat nga ekipet e shpëtimit, ndërsa frika është e madhe se numri i viktimave mund të shtohet ndjeshëm. Zyrtarët janë shprehur se numri i viktimave mund të dyfishohet.

Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) Tedros Adhanom Ghebreyesus, ngriti alarmin se koha po mbaron për shumë persona që janë ende gjallë nën rrënoja dhe bëri thirrje që ekipet e shpëtimit të mos humbin kohë. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4

A2 CNN Livestream

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Latest Videos