Ukraina dërgon punonjës dhe qen kërkim-shpëtimi në Turqi

Nga A2 CNN
8 Shkurt 2023, 11:00 | Bota
Ukraina dërgon punonjës dhe qen kërkim-shpëtimi në

Një ekip punonjësish të urgjencës ukrainase janë nisur për në Turqi për të marrë pjesë në operacionet e shpëtimit dhe pastrimit nga tërmeti vdekjeprurës që ka ndodhur të hënën.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë sot se specialistët ukrainas kanë përvojë të përshtatshme në trajtimin e fatkeqësive natyrore.

Ekipi përbëhet nga pothuajse 90 punëtorë shpëtimi dhe përfshin 10 qen kërkim-shpëtim të trajnuar për të gjetur njerëzit e zhdukur, ka bërë të ditur shefi i policisë kombëtare.

Ndryshe, si pasojë e tërmetit të së hënës, mbi 9 mijë persona kanë vdekur në Turqi dhe Siri. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/02/08/rendohet-bilanci-tragjik-mbi-9600-viktima-nga-termetet-ne-turqi-e-siri/
https://a2news.com/2023/02/08/mes-shkaterrimit-e-te-ftohtit-ne-gaziantep-femijet-tunden-me-batanije-per-tu-vene-ne-gjume/
https://a2news.com/2023/02/08/a2cnn-nga-epiqendra-e-termetit-ne-turqi-blloqe-te-reja-banimi-jane-shembur-qytetaret-kane-fjetur-ne-automjete/

A2 CNN Livestream

Latest Videos