
Dy drejtuesit e mjeteve që u përfshinë një ditë më parë në një aksident në rrugën “5 Maji”, ku si pasojë mbeti i dëmtuar një këmbësor, kalimtar i rastit, janë arrestuar nga Policia e Tiranës, njoftoi kjo e fundit. Dy drejtuesit janë një vajzë 20-vjeçare dhe një 40-vjeçar.
A2 siguroi pamjet e rënda të përplasjes së këmbësorit, i cili ishte në trotuar në momentin që është goditur nga një prej makinave. Policia thotë se ai ndodhet në spital, ku po merr trajtimin e nevojshëm. (A2 Televizion)