Ndotja e liqenit të Fierzës, qindra vullnetarë nisën punën për pastrimin nga mbeturinat

Nga A2 CNN
19 Prill 2021, 10:43 | Aktualitet
Ndotja e liqenit të Fierzës, qindra vullnetarë nisën

Qindra vullnetarë nga Kosova dhe Shqipëria iu bashkuan thirrjes së disa organizatave ndërkombëtare për të pastruar liqenin e Kukësit.

Sipas organizatorëve, kjo iniciativë erdhi pas ndotjes së liqenit, ndërsa thirrjes iu bashkuan dhe shumë qytetarë.

Vullnetarët u shprehën se iu bashkuan nismës për të ndërgjegjësuar popullatën e për të ruajtur nga ndotja liqenin. 

Liqeni i Fierzës shërben jo vetëm si furnizues dhe rregullator i tri hidrocentraleve më të mëdhenj të vendit, por edhe si burim jetese për banorët e Kukësit, Hasit, Tropojës, Pukës dhe një pjesë të Kosovës. Por, prej vitesh, liqeni vazhdon të dëmtohet për shkak të mbeturinave që vazhdojnë të hidhen në ujërat e tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos