'Ndrangheta, arrestohen 49 persona, mes tyre kryetari i bashkisë së Rosarnos

Nga A2 CNN
18 Janar 2021, 10:07 | Bota
'Ndrangheta, arrestohen 49 persona, mes tyre kryetari i bashkisë

Një operacion kundër 'Ndrangheta-s në Itali që përfshinte klanin Pisano ka çuar në arrestimin e 49 personave.

Midis të arrestuarve është edhe kryetari i bashkisë së Rosarno, Giuseppe Idà, dhe një këshilltar komunal i së njëjtës komunë, Domenico Scriva. Për të dy, u caktua masa e arrestit shtëpiak.

Sipas hetuesve, të dy kishin marrë mbështetjen e klanit Pisano në 2016, të njohur si "djajtë e Rosarno", në këmbim të premtimit të pozicioneve në organigramën komunale për njerëzit e besuar të grupit kriminal.

Akuzat ndaj të arrestuarve janë për arsye të ndryshme; për grup të strukturuar mafioz, shkëmbim elektoral politikë-mafie, trafik droge, armëmbajtje pa leje, vrasje në tentativë, fajde dhe mosrespektim të dënimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos