Ndryshim në listën e kombëtares për miqësoret e marsit

Nga A2 CNN
21 Mars 2022, 15:52 | Futboll
Ndryshim në listën e kombëtares për miqësoret e marsit

Lista e lojtarëve kuqezi të thirrur për dy ndeshjet miqësore të marsit ndaj Spanjës dhe Gjeorgjisë, ka pësuar ndryshime. Enea Mihaj dhe mesfushori Nedim Bajrami, nuk do të jenë të gatshëm për këto dy sfida, pasi i pari rezultoi pozitiv pas testit Covid-19, ndërsa fantazisti i Empolit ka pasur simptoma gripale dhe temperaturë të lartë pasditen e së dielës.

Në këto kushte, trajneri Edi Reja ka vendosur të thërrasë në Kombëtare dy futbollistë te tjera, që ka qenë pjesë dhe më parë e skuadrës kuqezi. Bëhet fjalë për mbrojtësin Herdi Prenga dhe mesfushorin Endri Çekiçi. Dy lojtarët i janë bashkuar ekipit që këtë të hënë, për të vijuar përgatitjet në kuadër të miqësores së parë ndaj Spanjës, e programuar më 26 mars. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos