Juventusi fiton lehtësisht, vetëm një pikë poshtë Interit

Nga A2 CNN
20 Mars 2022, 17:36 | Futboll
Juventusi fiton lehtësisht, vetëm një pikë poshtë

Juventus fiton pa probleme me Salernitanën dhe tashmë gjendet vetëm një pikë nga Interi i vendit të tretë. Një performancë e shkëlqyer e bardhëzinjve në Serie A, që po i mundëson një rikthim në zonën Champions që dukej i pamundur dy muaj më parë.

Juventus kalon menjëherë në avantazh në minutën e 5-tëme anë të Dybala, që shënon golin e tetë në kampionat dhe duket i rikthyer në formë.

Ndërkohe, vulën rezultatit ia vuri serbi Vlahovic, në minutën 29, që feston golin numër 21, ku 17 të parët ishin me fanellën e Fiorentinës. Juventusi në turin e ardhshëm do të jetë protagoniste e një përballje të fortë pikërisht me Interin, pikërisht për të siguruar vendin e tretë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos