Ndryshim të kompetencave kushtetuese? Presidenca: Meta shkon me popullin në parlament

Nga A2 CNN
24 Nëntor 2019, 09:27 | Politikë
Ndryshim të kompetencave kushtetuese? Presidenca: Meta shkon me popullin

Zërat nga mazhoranca që paralajmërojnë ndryshime ligjore për të evituar përsëritjen e konflikteve të ngjashme si ky i fundit mes Presidentit dhe mazhorancës, duket se kanë shqetësuar Kreun e Shtetit.

Zëdhënësi i Ilir Metës foli për rrëmbim të kompetencave kushtetuese të Presidentit të Republikës. “Kjo është një ide gjeniale për të përshpejtuar Ramaformën dhe instaluar Drejtësinë e Re të betimeve buzë Lanës”, shkruan me ironi zëdhënësi i Metës, i cili paralajmëron se Kreu i Shtetit nuk do të qëndrojë duarkryq.

“Atë ditë Presidenti do të jetë vetë atje, i pari, me të gjithë popullin shqiptar”, thotë zëdhënësi i Metës.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos