Ndryshimet në statutin e PD, referendum dhe primare, lejohen fraksione, ikën kryetari humbës

Nga A2 CNN
11 Dhjetor 2021, 16:54 | Politikë
Ndryshimet në statutin e PD, referendum dhe primare, lejohen fraksione,

Kuvendi i 11 Dhjetorit ndryshoi edhe statutin e Partisë Demokratike. Risitë u prezantuar nga Oerd Bylykbashi, sipas të cilit ato sanksionojnë mbrojtjen e vlerave demokratike konservatore e euroatlantike.

Mekanizmi një anëtar një votë shtrihet edhe në degë, ndërsa futja në statut e primareve do të shtojë peshën e anëtarësisë në raport me kryetarin, pohoi Bylykbashi.

Ndryshimet rikthejnë mbajtjen e referendumeve për tema të rëndësishme në parti, ndërsa legalizohen fraksionet.

Largimi i kryetarit në rast humbjesh të zgjedhjeve tani sanksionohet me statut. Ndryshime kanë edhe simbolet. Kthehet logo origjinale, ndërsa ndryshon edhe vula aktuale që mban Basha mbi tavolinë.

Për një periudhë kohore të shkurtër, drejtimi i partisë i besohet një komisioni të përkohshëm rithemelimi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos