
Kongresi i PS ka në agjendë edhe ndryshimet në statutin e partisë, që shkojnë nga barazia gjinore në drejtimin e organizatave socialiste, deri te ndarja e funksionit të kryetarit të degës me detyra si deputeti apo kryebashkiaku.
Por, socialistët kanë marrë masa edhe për të shmangur fenomenin e kandidatëve që fshehin problemet që kanë pasur me drejtësinë në të shkuarën, si rasti i Valdrin Pjetrit apo Agim Kajmakut.
Alket Hyseni, një nga autorët e këtyre ndryshimeve, tha për A2: “Për herë të parë kemi sanksionuar që kushdo që në përballje me ligjin nuk është treguar transparent, ai nuk mund të jetë më në radhët e Partisë Socialiste dhe përgjegjësia do të jetë personale. Do të përpiqemi të bëjmë verifikimet vetë dhe pavarësisht se çfarë bëjnë institucionet, ne do të marrim masat tona”. (A2 Televizion)