PD: Tregoni emrin, kush premtoi favorizim të dosjes për të cilën u arrestua Henri Çili?

Nga A2 CNN
29 Shkurt 2020, 14:50 | Politikë
PD: Tregoni emrin, kush premtoi favorizim të dosjes për të

Partia Demokratike kërkoi nga Policia dhe Prokuroria që të mos aplikojnë dy standarde, por të bëjnë publik emrin e zyrtarit të lartë të drejtësisë, të cilit i referohen në dosjen hetimore që solli dhe arrestimin e botuesit Henri Çili.

“Policia dhe prokuroria kanë detyrimin të informojnë opinionin publik: Kush është zyrtari i lartë i sistemit të drejtësisë i përfshirë në këtë dosje? Pse po mbahet i fshehtë emri i tij? Pse u kryen ndalimet përpara se drejtuesi i organit të lartë të drejtësisë të kryente takimin e radhës në mars, siç thuhet në dosje?”, tha sekretari i PD për çështjet ligjore, Çlirim Gjata.

Sipas demokrateve, opsionet janë vetëm dy. “Aktualisht, në sistemin e drejtësisë janë vetëm dy persona që kanë lidhje me Gjykatën e Lartë, ku do të shqyrtohet dosja për të cilën prokuroria pretendon se ka patur ndikim të paligjshëm. Ata janë: Ardian Dvorani, aktualisht i vetmi anëtar funksional i Gjykatës së Lartë, drejtues i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Sokol Sadushi, kandidat pa rival për Gjykatën e Lartë, emërimi i të cilit pritet të ndodhë në mars. Sokol Sadushi, i cili udhëhoqi reformën në drejtësi si ekspert i lartë, është drejtor i Shkollës së Magjistraturës, një organ i lartë i sistemit të drejtësisë. Sot është koha që policia dhe prokuroria të zbulojë identitetin e funksionarit të lartë të drejtësisë. Drejtësia nuk mund të bëhet me disa standarde. Drejtësi është kur të gjithë, pavarësisht pozitës së tyre, lidhjeve dhe shërbimeve për kryeministrin, vihen përpara drejtësisë”, shtoi Gjata. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos