Përplasja me Presidentin, Gjonaj: Nuk i druhem përballjes në SPAK

Nga A2 CNN
29 Shkurt 2020, 13:12 | Politikë
Përplasja me Presidentin, Gjonaj: Nuk i druhem përballjes në SPAK

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e pyetur nga gazetarja e A2, Elona Gjylmi, mbi padinë e Presidentit Ilir Meta ndaj saj, u shpreh se nuk i druhet një përballjeje me ligjin.

Ajo shtoi se asgjë nuk mund ta ndalojë Reformën në Drejtësi.

https://a2news.com/2020/02/27/padite-e-presidentit-spak-bashkon-ceshtjet-reagon-gjonaj/

“E rëndësishme është që beteja politike të jetë me argumenta politike dhe ligjore. Besoj se e gjitha ka të bëjë me drejtësinë dhe përsa kohë ne do të çojmë përpara këtë reformë, asgjë tjetër nuk do të na zmbrapsë. Unë respektoj ligjin dhe dua që ata të flasin dhe jo unë para tyre. Unë jam shprehur që jam e gatshme të përgjigjem ligjërisht, padia në SPAK nuk më shqetëson fare”, tha Gjonaj. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/02/24/meta-ne-spak-kallezon-ministren-gjonaj-dhe-dy-zyrtare-te-tjere-akt-mafioz-ngjarja-me-e-rende-ne-histori/

A2 CNN Livestream

Latest Videos