
Kryeministri Edi Rama u shpreh se ai që lufton krimin në një vend si Shqipëria, akuzohet si më krimineli.
“Kjo ndodh në të gjithë botën nëse shikoni historinë. Prokurorët e antimafias italiane janë denigruar nga mafia”, theksoi Rama në fjalën e tij në Kongresin e Partisë Socialiste.
Kreu i qeverisë shtoi se Shqipëria duhet t’i thotë të gjithëve “tregoni xhepat”, por nënvizoi se ka ndryshim nga produktet kriminale dhe ato të punës së ndershme.
“Nuk do t’i quajmë para të pista punën e zezë sepse të gjithë emigrantët në fillim në të zezë kanë punuar. Do të lëshojmë amnisti për të gjithë, që të deklarojnë të gjitha paratë, t’i fusin nëpër banka, dhe asetet t’i deklarojnë. Herët e vonë të gjithë do të japin llogari për çdo gjë që kanë, ku e kanë dhe si e kanë”, deklaroi Rama.
“O me punën dhe Shqipërinë, ose te vendi”, tha Rama. (A2 Televizion)