
Sërish ndryshime ligjore nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. Parmes një njoftimi për shtyp kjo drejtori sqaroi se mos lëshimi i faturës tatimore, dëftesës tatimore apo faturës tatimore me TVSH dënohet me gjobë të barabartë me 100% të tatimit të padeklaruar.
Ky penalizim, vjen si rezultat i mos lëshimit të faturës, përveç tatimit dhe kamatëvonesave që llogariten dhe paguhen në përputhje me dispozitat e ligjit për procedurat tatimore apo të ligjeve specifike tatimore.
Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të tatimeve, ndryshimi ligjor parashikon lehtësi për tatimpaguesin, nëse pranon vlerësimin tatimor dhe e paguan detyrimin. Në këtë rast, gjoba zbritet me 30%. (A2 Televizion)