“Ndryshojnë qendrat e votimit për 1,3 milionë zgjedhës”, Pelinku: Interesohuni ku votoni, rrezikojmë kaosin

Nga A2 CNN
14 Prill 2023, 21:40 | Politikë
“Ndryshojnë qendrat e votimit për 1,3 milionë

Zëvendëskryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lealba Pelinku, në “Intervistë për Merita Haklajn” në A2 CNN ngriti shqetësimin e ndryshimit të qendrave të votimit për 1,3 milionë votues. Ajo u shpreh se nuk e di arsyen se pse ka ndodhur një gjë e tillë dhe ende nuk ka marrë një përgjigje nga drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile.

Pelinku u bën thirrje qytetarëve që të kontrollojnë ku votojnë në mënyrë, në të kundër rrezikohet kaos ditën e votimit.

“Nuk kam ende një përgjigje nga drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile lidhur me ndryshimin e qendrës së votimit për gati për 1,3 milionë zgjedhës. Në shkurt të këtij viti ka ndodhur ndryshimi i madh.

Çfarëdolloj arsyeje të ketë pasur drejtoria e Gjendjes Civile, rregullat e lojës nuk mund të ndryshohen kur loja ka nisur. Ne e dimë shumë mirë që shumë zgjedhës mund të heqin dorë për shkak të kësaj problematike. Tashmë ka dalë lista përfundimtare dhe është shumë e rëndësishme që zgjedhësit të informohen, pasi në dijeninë time edhe bashkitë nuk është se e kanë përmbushur atë detyrimin për t’i treguar zgjedhësve ku e kanë qendrën e votimit. Rrezikojmë kaos në qendrat e votimit”, tha Pelinku. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/04/14/shpopullimi-prek-dhe-zgjedhjet-pelinku-veshtire-te-gjejme-operatore-per-teknologjine/
https://a2news.com/2023/04/14/zevendeskryetarja-e-kqz-teknologjia-nuk-manipulohet-kush-thote-te-kunderten-kerkon-te-trembe-zgjedhesit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos