Shpopullimi prek dhe zgjedhjet, Pelinku: Vështirë të gjejmë operatorë për teknologjinë

Nga A2 CNN
14 Prill 2023, 21:31 | Politikë
Shpopullimi prek dhe zgjedhjet, Pelinku: Vështirë të gjejmë

Zëvendëskryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lealba Pelinku, u shpreh në “Intervistë me Merita Haklaj” se shpopullimi ka krijuar probleme në gjetjen e operatorëve për zgjedhjet lokale të 14 majit.

“Problemi që ne e prisnim sepse këtu jetojmë dhe e kuptojmë se çfarë po ndodh çdo ditë. Ikja e të rinjve në këto përmasa nuk mund të mos ndikonte edhe në procesin tonë. Është shumë e dhimbshme. Ne kemi të dhënat e mëparshme dhe kur ne i kontaktojnë, familjarët na përgjigjen që ata janë larguar nga vendi. Bashki si Finiqi, Saranda, Dropulli, Himara, janë bashki që i takojnë qarkut të Vlorës dhe Gjirokastrës ka shumë probleme. Na bën përshtypje që numri i ulët i aplikimeve vihet re dhe në Bashkinë e Tiranës.

Shpërblimi që ata marrin nuk është i ulët pasi për një ditë pune dhe dy orë trajnim, ata marrim 15 lekë bruto.

Por si do të zgjidhet ky problem? “Për fat të keq, deri në momentin që ne kemi këtë rregullim në kodin zgjedhor, ku operatori rekrutohet nga KQZ si staf, trajnohet dhe nëse kalon, atëherë i jepet kjo lloj përgjegjësie, deri në momentin që ne kemi këtë lloj rregullimi, gjithmonë e më e vështirë do të jetë për proceset e ardhshme. Është shumë e nevojshme që të reflektohet në kod. Flitet që hapi i radhës i reformës zgjedhore do të prekë edhe nivelin e dytë dhe të tretë të administratës zgjedhore. Mund të gjendet një zgjidhje brenda kësaj zgjidhje. Fare mirë, mund të jetë njëri nga anëtarët e komisionit të qendrës së votimit që e kryen këtë funksion”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos