Deputeti shqiptar reciton vargjet e Himnit Kombëtar në Parlamentin serb

Nga A2 CNN
25 Nëntor 2021, 12:29 | Ballkani
Deputeti shqiptar reciton vargjet e Himnit Kombëtar në Parlamentin

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka recituar vargje të Himnit Kombëtar gjatë fjalës së tij në një seancë plenare, si pjesë e fjalimit ku kërkonte më shumë të drejta për përdorimin e simboleve kombëtare për shqiptarët që jetojnë atje.

Ai recitoi vargjet

“Se Zoti vetë e tha me gojë

Që kombe shuhen përmbi dhe,

Po Shqipëria do të rrojë;

Për të, për të luftojmë ne!”

https://www.instagram.com/p/CWsr9XAK81A/

Kamberi pyeti drejtpërdrejt kryeministren Ana Brnabic se kur do të mund të përdoren lirshëm simbolet shqiptare në Serbi, ndërsa kujtoi se Serbia mbetet vendi i vetëm në rajon i cili, “me ligj, i pamundëson pakicave nacionale që të përdorin lirshëm simbolet e tyre nëse janë identike me simbolet e shteteve tjera”.

Ai kujtoi edhe shkuljen e flamujve kombëtarë shqiptarë nga rrugët e Beogradit para vizitës së kryeministrit Edi Rama atje, me rastin e një prej samiteve në kuadër të nismës së Ballkanit të Hapur, duke i quajtur vërtetim që serbët nuk e durojnë dot simbolin kombëtar shqiptar.

“Në atmosferën e krijuar, në të cilën mohohen krimet e luftës, glorifikohen kriminelët, muralet e të cilëve i ruan vet policia dhe nëse marrim parasysh Raportet e Organizatave ndërkombëtare që Serbia ka ngecje serioze dhe kthimit mbrapa në demokraci, atëherë, ndoshta nuk duhet të habitemi pse ndaj një akti vandal si ai i heqjes së flamujve shqiptar në Beograd shteti nuk ndërmerr asgjë. Pushtetarët heshtin me krenari. Për shumëkënd me të drejtë shtrohet dilema nëse ky akt vandal ndaj flamurit të Shqipërisë është pjesë e projektit “Open Balkans” apo e atij të  “Botës serbe” të Aleksandar Vulinit”, tha Kamberi.

“Si vend i cili pretendon të jetë pjesë e BE-së, (edhe pse sot me të drejtë mund të shtrohet pyetja nëse Republika e Serbisë me të vërtetë dëshiron anëtarësimin), ky shtet duhet të eliminojë ligjet e veta diskriminuese”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos