Në bordin e anijes-hotel nuk ka vetëm futboll

Nga A2 CNN
18 Nëntor 2022, 12:36 | Aktualitet

Fansat e futbollit do të mund të shijojnë më së miri jetën e ditës dhe natës, edhe në Katar, në kuadër të Kupës së Botës. Mund të konsumojnë edhe alkool, sa të duan por kjo vetëm në bordin e anijes MSC Europa, që do ti ofrojë atyre akomodimin luksoz, gjatë të gjithë ditëve të kampionatit. Mes pasagjerëve, që do ndjekin turneun nga bordi i anijes gjigande të udhëtimeve, mes dhjetëra edhe të ftuarve specialë, do të akomodohen edhe bashkëshortet e partneret e kombëtares angleze të futbollit. Gjithçka mund të organizohet në 24 orë brenda anije, mund të hash në një nga 13 restorantet, të notosh në prej 6 pishinave të mbyllura e të hapura apo edhe të shijosh festat e muzikën për 30 ditë rresht apo të konsumosh alkool, kafe e pije të ndryshme në një nga 30 bar/kafenetë e saj. Ndryshe nga sa ndodh në Katar, në bordin e kësaj anijeje, mund të konsumosh alkool. E vetmja gjë e ndaluar, edhe në bordin e anijes hotel është kazinoja. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos