Një kroçierë e madhe ka kërkuar ndihme ditën e djeshme autoriteteve shqiptare për gjendjen e një pasagjeri të saj.
Ishte anija gjigantë MSC Magnifica, që ndodhej rreth 20 milje nga bregu shqiptar, ajo që njoftoi kapitanerinë e portit të Durrësit. Në drejtim të kroçierës u nis rimorkiatori Joni bashkë me mjekun e portit, të cilët arritën të transportojnë në tokë personin, një shtetas italian 30-vjeçar me emrin Matteo Sartori, së bashku me të fejuarën e tij, Sonia.

Italiani, për arsyeje ende të paqarta, kishte pësuar një traumë të fortë në kokë që kërkonte një ndihmë mjekësore të specializuar.

I ndihmuar nga një maskë oksigjeni dhe serum, italiani u transportua rreth orës 00:40 fillimisht në spitalin e Durrësit, dhe më pas te qendra e Traumës. (A2 Televizion)