
Ish-anëtari i Gjykatës së Lartë, Admir Thanza, ka fituar pafajësinë në Gjykatën e Apelit.
Pas shkarkimit nga KPK Thanza u dërgua si i pandehur në Gjykatën e Tiranës për “falsifikim të dokumenteve” ku u shpall fajtor dhe u dënua me 9 muaj burg, dënim që u konvertua në 18 muaj Shërbim Prove.
Sipas Shkallës së Parë, Thanza nuk kishte deklarur në formularin e dekriminalizimit një dënim me 40 ditë burg në Itali për akuzën e "vjedhjes".
Ish-anëtari i Gjykatës së Lartë u shpall fajtor, dy vite më parë, pasi fshehu në formularin e dekriminalizimit, një dënim për vjedhje që kishte marrë në Itali në vitin 1999.
Një vit më parë Gjykata e Posaçme sekuestroi dy pasuri të ish-gjyqtarit të Lartë të shkarkuar nga vetingu, Admir Thanza. (A2 Televizion)