
Të gjithë të çmendur pas Roko Vatës, djalit të ish-kapitenit të kombëtares Rudi Vata. Sipas “Tuttomercatoëeb”, për 17-vjeçarin kanë shfaqur interes plot 5 klube të mëdha europiane nga të cilat përmendin Milan, Juventus, Arsenal, Manchester City dhe Roma.
Rocco Vata po shkëlqen në kampionatin skocez me moshat e Celtic dhe së fundmi ka shënuar kundër Fulhamit dhe Leipzig, në Ligën Europiane të të rinjve.
Siç shkruhet në mediat italiane, Rocco Vata është një talent premtues për të ardhmen dhe cilësitë e tij i kanë bërë përshtypje gjigantëve europianë që mesa duket janë gati t’i ofrojnë kushtet për ta bindur lojtarin të firmosi.
Roko Vata është mesfushor ofensiv dhe kontrata e tij me Celtic skadon në vitin 2024, ndërsa vetë lojtari vlerësohet nga klubi rreth dy milionë euro.
Aktualisht 17-vjeçari është autori i katër golave dhe një asist në 11 ndeshjet që ai ka luajtur këtë sezon. (A2 Televizion)