Tirana duel kreu me Erzenin, Kukësi për vazhdimësinë

Nga A2 CNN
21 Tetor 2022, 13:16 | Futboll
Tirana duel kreu me Erzenin, Kukësi për vazhdimësinë

Tirana kërkon kreun, Erzeni do të shmanget nga kriza. Bardheblutë janë rikthyer në garën për titull dhe pas fitores minimale ndaj Bylisit kërkojnë të vazhdojnë me këto ritme edhe pse përballë kanë surprizën e kampionatit, Erzeni.

Në prag të sfidës, tekniku Orges Shehi theksoi se kryeqytetasit do të hyjnë në fushë vetëm për të fituar.

Edhe futbollisti Ardit Deliu tregoi se skuadra është gati dhe në gjendje të mirë për një rezultat pozitiv. Në ndeshjet e tjera, Kukësi pret Egnatian në shtëpi.

Verilindorët kanë 3 ndeshje pa humbje në kampionat, ndërsa rrogozhinasit nuk po kalojnë një formë të mirë pasi në 4 ndeshjet e fundit nuk kanë asnjë fitore.

Java mbyllet me sfidën Kastrioti Laçi në stadiumin e Kamzës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos