Champions League për femra, “kështjella” e Vllaznisë bie në pjesën e dytë, fiton Reali

Nga A2 CNN
20 Tetor 2022, 21:01 | Futboll

Vllaznia zhvillon një ndeshje dinjitoze në mbrojtje, por kështjella e saj bie nën goditjet e Real Madridit, që fiton 0-2 në sfidën e parë të grupit të Champions League për femra.

Pas një fillimi të mirë të shkodraneve në Loro Boriçi, spanjollet morën drejtimin e ndeshjes duke qëndruar në mënyrë konstant e në sulm, por mbrojtja shqiptare neutralizoi disa raste, duke mbyllur 45 minutat e para në barazim pa gola.

Në pjesën e dytë Reali shton presionin dhe shënon fillimisht me Gonzales në minutën 54. Ekipi shqiptar, ku lajnë disa futbolliste me origjinë amerikane, nuk pari forcën për të reaguar, dhe u ndëshkua sërish me një penallti të dyshimtë të shkaktuar nga Popovic, dhe të realizuar nga Carmona.

Vllaznia ndodhet në kuotën e 0 pikëve, ndërsa në sfidën e radhës do të ndeshet me Çelsin në transfertë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos