Me shumë mungesa në formacion, Arsenali arriti të merrte një fitore minimale ndaj PSV-së në ndeshjen e vlefshme për grupet e Europa League.
“Topçinjtë”, të cilët udhëheqin renditjen në Premier League, dominuan ndeshjen, por goli erdhi vetëm në minutën e 71, kur Granit Xhaka realizoi me një goditje të jashtëzakonshme nga brenda zonës, pas një asistimi të ish-mbrojtësit të Bologna-s, Tomiyasu.
Me këtë fitore, Arsenali siguron kalimin për në fazën e ardhshme të Europa League, pasi kryeson grupin me 12 pikë. (A2 Televizion)