Në hetim për "pastrim parash", "Turgut Ozal" kallëzon policinë: Na kontrolluan pa mandat

Nga A2 CNN
10 Nëntor 2020, 16:39 | Aktualitet
Në hetim për "pastrim parash", "Turgut Ozal"

Shoqëria zotëruese e institucioneve private arsimore “Turgut Ozal” kallëzoi në Prokurorinë e Tiranës 12 punonjës policie për akuzën e “shpërdorimit të detyrës” dhe “kryerjes së veprimeve arbitrare”.

Kallëzuesit pretendojnë se policia ka kryer disa kontrolle të paligjshme në institucionet e tyre nga kopshtet deri tek universiteti.  

Paligjshmëria u pretendua edhe në marrjen e disa dokumenteve nga oficerët e policisë gjyqësore. Shoqëria që zotëron institucionet arsimore në fjalë po hetohet për “pastrim parash” nga Prokuroria e Tiranës.

Prokurorët kanë dyshime se të ardhurat e krijuara nga tarifat e shkollimit nuk justifikojnë disa investime të shoqërisë në pasuri të patundshme.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos