Paralajmërimi i kreut të OBSH-së: COVID-19 nuk do të jetë pandemia e fundit. Të forcojmë kapacitetet

Nga A2 CNN
27 Dhjetor 2020, 14:16 | Bota
Paralajmërimi i kreut të OBSH-së: COVID-19 nuk do të

27 dhjetori, do të jetë Dita Ndërkombëtare e Gatishmërisë Epidemike. Sot, shënohet dita e parë e thirrur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara për parandalimin, gatishmërinë dhe partneritetin kundër epidemive.

Në fjalimin virtual në Ditën Ndërkombëtare të Gatishmërisë për Epideminë, e cila do të mbahet çdo vit nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, paralajmëroi se COVID-19 nuk do të jetë pandemia e fundit që do të njohë bota.

Kreu i OBSH-së bëri thirrje se duhet të investohet në përgatitjen e kapaciteteve për t’u përballur me një pandemi të tillë.

Sipas tij, COVID-19 ka çoroditur botën duke lënë pasoja afatgjata për shoqëritë dhe ekonomitë e vendeve. Ai shtoi se bota duhet të mësojë nga e shkuara për të qenë më të përgatitur.

https://twitter.com/WHO/status/1343138193575727104

“Çdo përpjekje për të përmirësuar shëndetësinë do të dështojë nëse nuk adresohet pika kritike që bashkon humanët dhe kafshët, si dhe krizën ekzistenciale të ndryshimeve klimatike që po e bën tokën gjithmonë e më pak të banueshme. Historia na ka treguar se kjo nuk do të jetë pandemia e fundit e se epidemitë janë fakt i jetës. Por, investimet në shëndetin publik, me mbështetjen e të gjithë qeverive dhe shoqërive për një qasje të përbashkët për shëndetin (One Health), mund të garantojnë që fëmijët tanë dhe fëmijët e tyre të trashëgojnë një botë më të sigurt dhe më të qëndrueshme”, tha Tedros Adhanom.

Qasja “One Health” synon të ndërtojë e zbatojë programe, politika, legjislacione dhe hulumtime për përmirësimin e komunikimit, midis një sërë sektorësh, për arritje më të mëdha në shëndetësi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos