Mbi 80 milionë të infektuar në të gjithë botën dhe 1.75 mln viktima

Nga A2 CNN
27 Dhjetor 2020, 13:39 | Bota
Mbi 80 milionë të infektuar në të gjithë botën dhe

Më shumë se 80 milionë raste të konfirmuara të koronavirusit janë zbuluar në të gjithë botën që nga fillimi i pandemisë një vit më parë dhe 1.76 milionë vdekje, sipas vlerësimeve të Universitetit Johns Hopkins

Në total, janë regjistruar 80 412 311 raste dhe 1 758 886 vdekje. Javën e kaluar u regjistruan mesatarisht 580 000 raste të reja në ditë.

Evropa është kontinenti më i goditur në botë, duke kaluar 25 milionë raste të premten dhe me 546 000 vdekje.

Vendi më i prekur nga koronavirusi mbetet SHBA-ja, me pothuajse 19 milionë raste dhe mbi 331 000 viktima. Pasuar nga India me 10.1 milionë raste dhe 147 mijë viktima, si dhe nga Brazili me 7.4 milionë dhe 190 mijë viktima. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos