
Greqia raportoi rastin e parë me koronavirus në kampin më të madh dhe të mbipopulluar të refugjatëve në Moria dhe për këtë arsye, autoritetet vendosën që vendi të qëndrojë në karantinë për 2 javë.
Pas disa testimeve të kryera, një 40-vjeçar rezultoi i prekur me Sars-Covid 2 dhe tashmë ka nisur hetimi epidemiologjik për gjetjen e personave të tjerë që kanë pasur kontakte me të.
Kampi i Morias në ishullin e Lesbos strehon rreth 13 mijë refugjatë, rreth 4 herë më shumë nga kapacitetet. Shpesh herë ai ka qenë objekt i kritikave nga grupet për të drejtat e njeriut për kushtet e këqija të jetesës.
Menjëherë pas konstatimit të rastit të parë me koronavirus, Komiteti Ndërkombëtar i Shpëtimit bëri thirrje për një rritje të menjëhershme të kapaciteteve dhe shërbimeve të higjienës si kushte kryesore për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të virusit. (A2 Televizion)