
Një 44 vjeçar, banues në Fier, u arrestua përkohësisht me qëllim ekstradimi nga policia e këtij qytetit. Pas një pune të mirëorganizuar, forcat e komisariatit të Fierit vunë në pranga 44 vjeçarin M(Dh).R.i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.
Gjykata e Milanos ka lëshuar urdhër-arresti për këtë shtetas për veprën penale “Organizata kriminale për qëllim trafikimin e lëndëve narkotike".
Autoritetet kanë nisur procedurat me homologët italianë për ekstradimin e M(Dh).R. drejt Milanos. (A2 Televizion)