Në kërkim një nënkomisar i policisë, aksidentoi të miturin dhe dërgoi të vëllain si fajtor

Nga A2 CNN
29 Qershor 2022, 18:09 | Kronikë
Në kërkim një nënkomisar i policisë, aksidentoi të

Një nënkomisar i policisë është në kërkim nga kolegët  e tij të drejtorisë së Korçës me akuzat e “Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Sipas forcave të rendit, ditën e djeshme nënkomisari me iniciale A.A, duke drejtuar mjetin e tij, ka aksidentuar të miturin 13-vjeçar O.S, i cili është dërguar në spitalin e Korçës, por fatmirësisht nuk ka paraqitur dëmtime serioze, duke u rikthyer në shtëpi.

Por në vend që t’i paraqitej forcave të rendit për të sqaruar situatën, sipas akuzës nënkomisari ka dërguar të vëllain, shtetasin M.A, i cili pretendoi se kishte qenë ai drejtuesi i mjetit, ndërkohë që pamjet filmike të disa kamerave provuan të kundërtën.

Tashmë edhe i vëllai do të përballet në gjendje të lirë me akuzat e “Deklarata e rremë para oficerit të policisë gjyqësore” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos