
Policia e Durrësit bën me dije se ka vënë në pranga dy persona të shpallur në kërkim nga drejtësia për kultivim të bimëve narkotikë.
Në vijim të punës për goditjes së paligjshmërisë janë arrestuar shtetasit A.S., 24 vjeç dhe A.L., 22 vjeç, banues në Murqinë, pasi gjykata e Krujës kishte caktuar masën e sigurisë arrest me burg për kultivim narkotikësh.
Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)