
Prokuroria e Përgjithshme ka nisur verifikimet për prokurorin Arjan Ndoja, i cili ishte i përfshirë në një atentat të premten e kaluar, ku mbeti edhe i plagosur.
“Prokurori i Përgjithshëm znj. Arta Marku prej ditës së djeshme dt 05.11.2019 ka filluar verifikimin e fakteve të bëra publike në rastin e prokurorit Arjan Ndoja. Verifikimet konsistojnë në mbledhjen e të dhënave për shkeljen e rregullave të papajtueshmërisë me funksionin e magjistratit, parashikuar në nenin 103 shkronja “a” të ligjit 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.”, thuhet në njoftimin zyrtar të Prokurorisë.
Më herët gjatë ditës, Këshilli i Lartë i Prokurorisë i kërkoi Prokurorisë së Përgjithshme që të nise verifikimet pasi prokurori Ndoja deklaroi për A2 se drejton prej kohësh një studio ligjore, ku ofron konsulencë ligjore për çështje të ndryshme. (A2 Televizion)