Në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë, pranga të riut në Shkodër

Nga A2 CNN
16 Nëntor 2021, 10:48 | Kronikë
Në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë,

Një 27-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Shkodër, pasi ishte shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.

Pas një pune hetimore, u bë i mundur arrestimi i shtetasit E.L., për të cilin gjykata kishte caktuar masën e sigurisë arrest me burg në mungesë.

E.L. dyshohet si autori i ngjarjes së 21 marsit në lagjen “Mark Lula”, Shkodër, ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi M. F.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos