Në kërkim të jetimëve, shqiptarët kërcënohen nëse tentojnë të braktisin kampin Al-Hawl

Nga A2 CNN
29 Tetor 2020, 19:42 | Aktualitet
Në kërkim të jetimëve, shqiptarët kërcënohen

Personi që ndihmoi shtetin shqiptar në kampin Al-Hawl nëpërmjet A2 Cnn duke siguruar dhe vendodhjen e shqiptarëve i është rrezikuar jeta.

A2 CNN për arsye sigurie nuk bën të ditur emrin e saj ndërsa pas daljes ajo u detyrua të linte fëmijët dhe të futej sërish në kampin Al-Hawl në kërkim të jetimëve.

https://a2news.com/2020/10/28/mesazhet-e-emanuela-dacit-nga-siria-skam-nevoje-per-ndihmen-e-asnjerit-pervec-allahut/

I gjithë operacioni në bashkëpunim dhe me forcat kurde u vu në rrezik ndërsa vetëm 1 jetim u arrit të nxirrej e 8 të tjerë mbetën në kampin famëkeq.

Komunikimi u bë në një kohë që strukturat ligjzbatuese shqiptare ende nuk ishin futur në kamp ndërsa vetëm ushtarët kurdë bënin nxjerrjen e familjeve shqiptare.

https://a2news.com/2020/10/28/femijet-jetime-ne-siri-kush-nuk-u-mor-dot-nga-kampi-fati-i-merjem-hamzes/

Prej disa ditësh autoritete thonë se tashmë shqiptarët në momentin e parë që do të pikasen nga forcat kurde do të nxirren nga kampi, por diçka e tillë nuk po ndodh. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/10/28/te-kthyerit-nga-siria-sa-vite-burg-rrezikojne-ne-shqiperi-nese-kane-luftuar-per-isis/

A2 CNN Livestream

Latest Videos