Në kërkim të konsensusit... zgjatja e vetingut në drejtësi, tri javë kohë për të bindur PD

Nga A2 CNN
26 Janar 2022, 16:15 | Politikë
Në kërkim të konsensusit... zgjatja e vetingut në

Për maxhorancën socialiste ka nisur numërimi mbrapsht për gjetjen e votave në mënyrë që amendamenti kushtetues për zgjatjen e afateve të organeve të vetingut të miratohet.

Këshilli i Legjislacionit i dha dritën jeshile raportit që do t’i përcillet për votim seancës plenare ku qasja e shumicës ishte e njëjtë si në tre muajt e fundit, afati për Komisionin e Pavarur të Kualifikimit dhe Komisionerin Publik duhet të shtyhet deri në dhjetor të vitit 2024.

Edhe në këtë mbledhje demokratët nuk morën pjesë, duke vijuar praktikën e ndjekur muajt e fundit, atë të injorimit si një çështje jo prioritare për ta.

Rregullorja e Kuvendit parashikon se ndryshimet kushtetuese shkojnë për votim në seancë plenare jo më parë se dy javë nga miratimi i raportit dhe jo më vonë se tre javë. Çka do të thotë se amendamenti kushtetues duhet të votohet në datat 3-10 shkurt.

https://a2news.com/2022/01/21/keshilli-i-legjislacionit-miraton-zgjatjen-e-afateve-te-vetingut-nisma-shkon-ne-seance-plenare/

Por ku do t’i gjejnë votat socialistët?

Socialistët - që kanë pranuar hapur se kërkesa vjen nga ndërkombëtarët - kanë në sallë 77 deputetë ku përfshihen edhe tre deputetët e Tom Doshit, kësisoj u duhen së paku edhe 17 vota të tjera nga ato të opozitës.

Demokratët e Sali Berishës kanë treguar një qasje kritike ndaj vetingut, duke theksuar se Kushtetuta ne çdo rast lejon vijimin e procesit. Nga ana tjetër ata folën që në fillim të legjislaturës për një pazar Basha-Rama për këtë dhe çështje te tjera. Pas kësaj kampi i Lulzim Bashës e shpërfilli si çështje pa prioritet. Kjo edhe pse që nga shtatori dëgjohen të deklarojnë se nuk i thonë dot jo kërkesave amerikane, të cilët qartazi kanë kërkuar zgjatjen e afateve për organet e vetingut.

10 shkurti është afati maksimal për të bindur Bashën të rishikojë prioritetet, në mos nga rivalët politikë, nga aleatët ndërkombëtarë në emër të të cilëve kryedemokrati flet shpesh së fundmi. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/12/01/vetingu-ne-drejtesi-komisioni-i-venecias-parimisht-pro-zgjatjes-se-afatit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos