
Presidenti amerikan Joe Biden paralajmëroi përgjegjësit e shpërthimeve pranë aeroportit të Kabulit, si pasojë e të cilave u vranë mbi 60 persona, 12 prej të cilëve ushtarakë amerikanë, se "Amerika nuk fal dhe nuk harron", duke shtuar: "Do ju gjejmë dhe do na e paguani!".
"Për ata që kryen këtë sulm, dhe për të gjithë ata që i duan të keqen Amerikës, ta dini që ne nuk harrojmë. Ne nuk do të falim. Do t'ju gjejmë dhe do të na e paguani. Do të mbroj interesat tona dhe popullin tim me gjithçka që kam në dorë", tha Biden në Shtëpinë e Bardhë.
Presidenti amerikan shtoi se misioni i evakuimit do të vijojë sipas planit: "Nuk do të trembemi nga terroristët. Nuk do ta ndalim misionin. Evakuimi do të vazhdojë". (A2 Televizion)