
Ende dy persona dyshohet se ndodhen nën rrënojat e pallatit 6-katësh në Durrës, dy katet e para të cilit janë rrafshuar.
Deri pak pas mesditës së të mërkurës, grupet e shpëtimit nuk kishin marrë asnjë veprim pasi kanë studiuar godinën për të arritur në mënyrën se si do të ndërhyjë.
Gazetari A2, Anxhelo Haruni, raporton se operacioni i kërkim shpëtimit drejtohet nga ekipi francez, ndërsa izraelitët janë duke punuar me sonda. Po ashtu, në operacion po përdoren edhe qentë.
Nën rrënojat e këtij pallati dyshohet se gjenden edhe dy persona. Gazetari i A2 raporton se një nga personat e bllokuar dyshohet të jetë një anëtare e familjes Gjana, bashkëshorti i të cilës është nxjerrë nga ndërtesa e shembur më herët dhe fatmirësisht është në gjendje të mirë shëndetësore. (A2 Televizion)