Sizmologu: Goditja më e madhe 6.3 rihter, pasgoditjet janë normale

Nga A2 CNN
26 Nëntor 2019, 06:09 | Kronikë
Sizmologu: Goditja më e madhe 6.3 rihter, pasgoditjet janë normale

Sizmologu Rrapo Ormeni, në një lidhje telefonike në A2, konfirmoi se tërmeti i orëve të parë të së martës ishte me magnitudë 6.3 i shkallës rihter.

Ai ka bërë të ditur se tërmeti i parë është shoqëruar nga disa lëkundje të tjera relativisht më të lehta, për të cilat shprehur se është normale.

“Një tërmet i fuqishëm shoqërohet gjithmonë nga pas lëkundje. Kjo është normale”, thotë ai, ndërsa konfirmon se goditja më e madhe ka kaluar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos