Aksident me një të vdekur në Durrës

Nga A2 CNN
25 Nëntor 2019, 19:44 | Kronikë
Aksident me një të vdekur në Durrës

Një aksident me pasojë një të vdekur ka ndodhur rreth orës 18:10 në Durrës.

Policia ka bërë të ditur se në rrugën dytësore Sukth-Maminas, mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin E.N.,47 vjeç, ka aksidentuar një këmbësor, shtetasin B.P.,73 vjeç, banues në Goxhas, i cili ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos