Aksidentet me pasoja e kanë kthyer në “ferr” aksin Elbasan-Peqin

Nga A2 CNN
25 Nëntor 2019, 13:45 | Kronikë

Aksi nacional rrugor Elbasan-Peqin, është kthyer në një nga rrugët më të rrezikshme në vend, ku numri i lartë i aksidenteve rrugore dhe me pasoja të rënda në humbjen e jetëve njerëzore e ka kthyer këtë aks në një zonë tejet problematike.

Aksidenti i radhës ka ndodhur sot, ku mbeti e plagosur një e re 22-vjeçare.

Aksidenti i sotëm ku u lëndua një vajzë .

Në mënyrë te veçantë pjesa pranë fshatit Papër, është kthyer një zonë ferri, ku regjistrohen aksidente të shpeshta dhe me pasoja të rënda. Më i fundit është regjistruar paraditen e  kësaj te hëne. Edhe pse njihet si një nga njollat e zeza e akseve nacionale rrugore në vend, në këtë zone, sipas banoreve  policia nuk monitoron siç duhet trafikun.

Ndërsa në shumicën e rasteve kanë qenë vetë banorët që u kanë dhënë ndihmën e parë personave të dëmtuara dhe i kanë nisur me makina të rastit në spital.

Dy muaj më parë thuaje në të njëjtin vend u shënua një tjetër aksident i rëndë, me pasojë vdekjen e katër personave, ndërsa janë disa dhjetëra aksidentet e tjera që përfundojnë me lëndime dhe dëme të shumta materiale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos