Po shndërrohet në një mjeshtre teksa gjatë muajve të shtatzënisë po eksperimenton çdo ditë me veshjet, që stilistët i quajnë sa unike aq edhe të rrezikshme.
34-vjeçarja Rihana nuk e ka fshehur për asnjë ditë barkun që vetëm rritet e as kilet që ka marrë këto muaj në shtatzëni. E nuk ka nevojë të jesh ekspert i modës për të kuptuar se veshjet e këngëtares janë vërtet unike e kanë bërë bujë, aq sa vajzat e reja kanë nisur t'i kopjojnë. Me barkun jashtë, duke shfaqur me krenari linjat e nënës në pritje, me lëkurë apo dantellë, e padyshim me taka e bizhu.











“Dua të jem unike edhe në këto muaj të vështirë” është shprehur këngëtarja, në pritje të fëmijës së saj të parë”, thotë ylli i muzikës ndërkombëtare.
Edhe në ditët normale, në koncerte apo mbi tapetin e kuq, Rihanna njihej për stilin e saj fenomenal por ka thyer çdo tabu edhe në këto ditë.
Kjo e shtyrë këngëtaren të ideojë një koleksion të ri, për linjën e saj të veshjeve “Fenty beauty”, ku spikasin padyshim ngjyrat, edhe tek veshjet intime. Përpos kësaj, Rihana vazhdon të shtojë pasurinë, pasi falë çdo foto të publikuar, arkëton miliona dollarë në llogari. Ndër vite, kanë qenë të pakta vajzat që si këngëtarja nga Barbados pushtuan mediat në ditët e shtatzënisë, mes tyre Demi Moore, Beyonce dhe Cardi B. (A2 Televizion)