Në pritje të një vlerësimi nga shteti, Federata Shqiptare e Mundjes nderon Zelimkhan Abakarov

Nga A2 CNN
24 Shtator 2022, 16:31 | Sporte të tjera
Në pritje të një vlerësimi nga shteti, Federata Shqiptare e

Në pritje të ceremonisë shtetërore, Federata shqiptare e Mundjes nderoi mundësin Zelimkhan Abakarov me një dekoratë në shenjë falënderimi dhe mirënjohjen për suksesin e arritur si kampion bote. 29-vjeçari që shkruaji historinë në mes të Beogradit tregoi për mbështetjen që vendi ynë I ka ofruar si dhe për pritshmëritë e tij në të ardhmen. 

https://a2news.com/2022/09/22/ngriti-flamurin-shqiptar-ne-serbi-abakarov-ne-a2-cnn-motivim-ekstra-te-triumfoja-ne-beograd/

“Qëllimi im kryesor ne momentin që jam transferuar në Shqipëri dhe kam marrë nënshtetësi shqiptare ka qenë medalje ari, e arrita, tani synimi im është të marrë një medalje olimpike, shpresoj dhe aty për të marrë maksimumin", deklaroi Abakarov. 

Edhe presidenti i Federatës së mundjes, Sahit Prizreni, përveç vlerësimeve për mundësin çeçen,  theksoi se Abakarov duhet të jetë një shëmbull për të gjithë mundësit shqiptar.

https://a2news.com/2022/09/17/shqiperia-ka-nje-kampion-bote-ne-mundje/

Kreu i Komitetit Olimpik Shqiptar, Fidel Ylli tregoi se tani janë në pritje të vlerësimit nga shteti, Zelimkhan Abakarov u shpall kampion bote në mundje dhe ngriti lart flamurin shqiptar në mes të Serbisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos