Dhjetëra persona nga organizata e ashtuquajtur "Atdhetarët serbë nga Serbia, Mali i Zi dhe Republika serbe", kanë protestuar mesditën e sotme në Jarinje, por ata nuk janë lejuar nga policia serbe që ta kalojnë kufirin për të hyrë në Kosovë.
Shumë prej protestuesve janë me maska, ndërsa mbanin në duar flamuj të Serbisë dhe pankarta të ndryshme, ndër të cilat veçohet ajo me mbishkrimin "Kurrë kufi, Kosova është Serbi".
Në Jarinje vërehet numër i madh i gazetarëve nga Serbia, ndërsa mediat e Kosovës, duke përfshirë edhe ato në gjuhën serbe e kanë pasur të pamundur shkuarjen për shkak të barrikadave.
Qytetarët të cilët kanë arritur tashmë në Jarinje, janë në pritje të urdhrit nga Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, për të urdhëruar policinë serbe që t’i lejojnë ta kalojnë kufirin e Serbisë dhe të hynë në Kosovë. (A2 Televizion)


