
Gjatë një interviste për gazetën gjermane, “Der Spiegel”, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti akuzoi edhe një herë Serbinë si përgjegjëse për situatën në veri të vendit, si rezultat i panikut të Beogradit.
Sipas tij, e gjitha kjo vjen pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian e kanë vënë në një situatë të vështirë Serbinë për të zgjedhur se cilën anë do të mbajë mes Rusisë dhe Perëndimit.
Mes të tjerash, Kurti foli dhe për kërkesën e Serbisë drejtuar KFOR për dërgimin e 1000 trupave serbe në Kosovë.
“Vuçiç synon të kthejë të kaluarën, por kjo është e pamundur. Ky tren ka ikur. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka vendosur në favor të deklaratës sonë të pavarësisë. Nuk ka gjykatë më të lartë në këtë planet”, u shpreh Kurti.
Gjatë intervistës Kurti foli dhe për planet e Kosovës për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. (A2 Televizion)