Në radhë për të marrë vizat, 15 viktima nga shtyrja e turmës

Nga A2 CNN
21 Tetor 2020, 11:48 | Bota
Në radhë për të marrë vizat, 15 viktima nga shtyrja e

Të paktën, 15 persona raportohet të kenë humbur jetën në Afganistan si pasojë e shtyrjes së turmës, në radhën ku ishin mbledhur për të marrë vizën për të qëndruar në Pakistan.

Zyrtarët rajonalë deklaruan se mbi 3000 persona ishin mbledhur në një fushë sporti për të marrë lejen e nevojshme për të aplikuar për vizë në Pakistan. Sipas zëdhënësit të guvernatorit të Jalalabadit, në fushë u mblodhën më shumë se 10 mijë persona.

Konsullata pakistaneze nisi procedurën e lëshimit të vizave pas 7 muajsh ndërprerje për shkak të pandemisë së koronavirusit. Ambasadori, Ahmad Khan, reagoi menjëherë për ngjarjen duke shfaqur keqardhjen e tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos