
Kryeministri Edi Rama përsëriti gjatë fjalës së tij në Kongresin e Partisë Socialiste se nuk mbron askënd që “i merr koka erë”.
“Unë nuk mbroj asnjërin që besimin e marrë nga zgjedhësit, nga kjo familje dhe nga unë vetë, e përdor për t’i ngrënë pas shpine edhe zgjedhësit, edhe familjen tonë politike, edhe mua. Nuk i kam askujt borxh, kur i merr koka erë, por ia kam vetëm kësaj familjeje dhe këtij populli. Pikërisht pse jam edhe i gjatë, si mund të mbroj unë ata që më vënë mua në pozitë përpara ca të vegjëlve me mikrofona që më kërkojnë mua llogari. Dhe për çfarë? Për zorrën e atyre që nuk ndalojnë së ngrëni dhe që nuk e kanë marrë vesh akoma që në botën tjetër, në Sharrë, nuk punojnë kartat e kreditit, as parajsat fiskale. Madje, në Sharrë më mirë përgatituni të shkoni siç dilja unë dikur në plazh, sepse asgjë nuk ju dallon nga ata të tjerët atje”, tha Rama. (A2 Televizion)