"Banesa sociale për të rinjtë që duan të krijojnë familjen e tyre"

Nga A2 CNN
9 Prill 2022, 14:01 | Politikë
"Banesa sociale për të rinjtë që duan të

Nga modeli i rindërtimit, mazhoranca qeverisëse do të sjellë modelin e ndërtimit në masë të shtëpive sociale për të rinjtë që duan të martohen dhe të krijojnë familjen e tyre. Lajmin edha kryeministri Edi Rama në kongresin e Partisë Socialiste, duke sjellë edhe shembullin e tij.

“Kemi hyrë në këtë mandat me një eksperiencë shumë të madhe e të re fale procesit të rindërtimit, prandaj ky katër vjeçar është edhe koha e duhur për të hedhur themelet për një proces të ri përkujdesjeje shoqërore, duke kthyer tani modelin e rindërtimit në model të ndërtimit në masë të shtëpive sociale. Për ata që nuk kanë mundësi qofshin më të varfër apo të rinj që martohen, e me të drejtë duan të bëjnë atë që kam bërë unë që kur isha i vogël, se ju e dini jam martuar i vogël, nuk duan të jetojnë me vjehrrin e vjehrrën, duan shtëpi më vete”, u shpreh Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos