Në spital mungonte akulli, 59-vjeçarja humb jetën nga goditja e nxehtësisë

Nga A2 CNN
28 Korrik 2023, 17:06 | Bota
Në spital mungonte akulli, 59-vjeçarja humb jetën nga goditja e

Në Itali po regjistrohen viktimat e para nga i nxehti. Mediat në vend raportojnë se një 59-vjeçare ka ndërruar jetë në “Vito Fazzi”, në Leçe si pasojë e të nxehtit.

Megjithatë, sipas mediave, situatën e 59-vjeçares nga Carmiano e rëndoi më tepër mungesa e akullit në spital.

Temperatura e gruas kishte shkuar në 42°C kur ajo mbërriti në urgjencë. Dhe, përpjekjet për ta ftohur me çarçafë të lagur dhe trajtime farmakologjike, si paracetamoli në venë, rezultuan të kota.

Urgjencën për gjendjen e rënduar të 59-vjeçares e kishte njoftuar djali i saj 14-vjeçar. Ai e gjeti të ëmën në dysheme, të mbuluar nga djersët dhe me temperaturë të lartë.

Pasi u transportua në Departamentin e Urgjencës së Vito Fazzi-t, i cili atë ishte plot me pacientë me sëmundje të lidhura me nxehtësinë, gruaja u mbështoll me çarçafë të lagur në përpjekje për ta sjellë në vete.

Zemra e saj pushoi së rrahuri në orët e vona të mbrëmjes, edhe para se të transferohej nga Lecce në repartin e kujdesit intensiv të Casarano. Dhe, para se të mbërrinin 60 kilogramë akull të dhuruar që mund t’i kishte shpëtuar jetën nëse do të gjendej në spital. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos