Garda Revolucionare Iraniane është rikthyer në qendër të vëmendjes pas rritjes së tensioneve në Gjirin Persik dhe sidomos sulmit të fundit mbi rafineritë saudite të naftës. E cilësuar si organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, Arabia Saudite dhe Bahrejni, Garda ka rritur gjithmonë e më tepër ndikimin e saj në politikën dhe jetën e përditshme të iranianëve.
E themeluar në 22 prill 1979, si një degë e Forcave të Armatosura, sot në radhët e saj militojnë 125 000 efektivë, të ndarë në forca tokësore, detare dhe ajrore. Reuters ka publikuar disa foto nga stërvitjet e tyre, ku spikat urrejtja që nuk ngurrojnë të shprehin ndaj Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit. (A2 Televizion)